Site icon Telegrafi

Liverpooli i gatshëm ta transferojë Wilsheren si futbollist të lirë

Jack Wilshere gjatë ndeshjes kundër Brightonit (Foto: Getty Images)

Jack Wilshere ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Mesfushori anglez është duke kaluar muajt e tij të fundit si futbollist i Arsenalit.

Kontrata e tij me klubin londinez skadon në qershor dhe ende nuk është gjetur gjuhë e përbashkët për vazhdimin e saj.

Arsenali i ka ofruar kontratë të re katër vjeçare por ende nuk ka përgjigje pozitive nga Wilshere.

26-vjeçari po kërkon nga klubi garanci për të qenë një futbollist i rëndësishëm tek Topçinjtë.

Mediat angleze kanë raportuar se së fundmi në garë për shërbimet e Wilshere është futur edhe Liverpool.

Jack Wilshere (Foto: Getty Images)

Jurgen Klopp e pëlqen shumë futbollistin anglez dhe po kërkon ta transferojë si futbollist të lirë në Anfield.

‘The Reds’ pritet t’i ofrojnë një kontratë afatgjate prej pesë viteve dhe një pagë rreth gjashtë milionë funteve në stinor.

Por për transferimin e tij Liverpool ka konkurrencë të fortë rivalin lokal Everton.

Gjithsesi përveç këtyre dy skuadrave, Wilshere po kërkohet edhe nga Newcastle United dhe West Ham. /Telegrafi/

Exit mobile version