Liverpooli është i gatshëm të paguajë klauzolën e blerjes së sulmuesit të Celta Vigos, Gabri Veiga.
Mundo Deportivo thotë se Reds kanë informuar ekipin drejtues të Veigas se janë të gatshëm të paguajnë shumën prej 40 milionë euro.
Liverpool gjithashtu i ka ofruar të riut një kontratë me vlerë 5 milionë euro në vit.
Veiga tani po peshon propozimin, duke e ditur se Barcelona është gjithashtu e interesuar, siç është Newcastle United.
I riu hyri në ekipin e parë të Celtas vetëm vitin e kaluar, por ndikimi i tij ka qenë i tillë që presidenti i klubit, Carlos Mourino shpalli publikisht shitjen e tij të pritshme muajin e kaluar.
Liverpooli cilësohet si favorit për transferimin e tij, andaj edhe pritet që lojtari së shpejti të zbarkojë në Anfield. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=g2_HkwFSHVA&pp=ygUSZ2FicmkgdmVpZ2Egc2tpbGxz