Telegrafi

Liverpooli fitore solide si mysafir i RB Leipzig, Salah e Mane vendimtarë

Liverpooli ka shënuar fitore si mysafir i RB Leipzig me rezultat 2-0 në kuadër të  ndeshjes së parë të 1/16 në Ligën e Kampionëve. 

Ndeshja u zhvilluan në fushë neutrale në Hungari, pasi gjermanët nuk i pranojnë britanikët pa karantinë.

Ndeshja nisi më mirë për RB Leipzig që rrezikuan në minutën e 5-të me Dani Olmon, por që fati nuk ishte me të.

Liverpooli u kundërpërgjigj me Mohamed Salah, por gjuajtja e egjiptianit u prit nga portieri Peter Gulacsi.

Pas tij ishte radha e Sadio Mane, por as ky nuk ishte i saktë.

Andreë Robertson provoi me një gjuajtje nga larg në minutën e 32-të, por gjuajti jashtë.

Sikurse në pjesën e parë edhe në të dytën RB Leipzig e kishte rastin e parë me Christopher Nkuku, por Alisson ia mohoi golin.

Liverpooli gjet golin e epërsisë në minutën e 53-të, kur Salah përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e vendasve për të shënuar për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 58-të erdhi edhe goli i dytë, sërish pas një gabimi të madh në mbrojtje.

Sadio Mane doli i vetëm me portierin Gulasci për të shënuar për 2-0.

Ndeshja pas golave, ra paksa dhe Liverpooli mori fitore të madhe që e afron drejt çerefinales. /Telegrafi/