Liverpooli është me një këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi në sfidën e parë çerekfinale në Estadio da Luz e ka mposhtur Benfican me rezultat 3-1.
Pas një harkimi nga këndi të Andrew Robertson, Ibrahima Konate e zhbllokoi rezultatin duke shënuar me kokë (17’).
Goli i dytë erdhi nga Sadio Mane (34’), i cili realizoi pas një asistimi me kokë nga Luis Diaz që i mundësoi ta fuste topin në rrjetën e zbrazët. Me epërsi të dyfishtë për vizitorët, skuadrat shkuan në pushim.
Me të filluar pjesa e dytë, Rafa Silva e priti një harkim të ulët nga Darwin Nunez që nuk u largua nga mbrojtësit mysafirë, për ta ngushtuar rezultatin (49’).
Redsat e realizuan edhe golin e tretë kur Luis Diaz priti një pasim nga Naby Keita duke dalë përballë portierit kundërshtar, të cilin e mposhti (87’).
Me këtë fitore të lartë në udhëtim, Liverpooli është favorit për të vazhduar në gjysmëfinale duke qenë se në ndeshjen kthyese, Benfica do të jetë mysafir në Anfield. /Telegrafi/
https://twitter.com/mvmuun_95/status/1511441684734910467
Darwin Nunez makes it 2-1 after a horrible mistake from Ibrahima Konate #UCL https://t.co/CQnbRot4p8
— TroopzTV (@TheRealTroopzTV) April 5, 2022
https://twitter.com/SurbaktiJosia/status/1511438998865997827
https://twitter.com/Emboucaneur_13/status/1511446329704210438