Liverpooli ka fituar me rezultat 4-1 West Ham Unitedi në Ligën Premier.
Reds ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e lehtë në Anfield.
Goli i parë në takim u shënua nga Emre Can në minutën e 29-të dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Pjesën e dytë vendasit e rifilluan fuqishëm, Mohamed Salah (51′) dhe Roberto Firmino (57′) shënuan për t’i jap komoditet vetit.
Michail Antonio në minutën e 59-të shënoi golin e nderit për mysafirët, ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Sadio Mane (77′).
Pas kësaj fitore Liverpooli ngjitet në vendin e dytë me 57 pikë, një më shumë se Manchester Unitedi në pozitën e tretë.
West Hami bie në vendin e 13-të me 30 pikë, ndërsa lider vazhdon të jetë Manchester City me 72 pikë.
Skuadra e Jurgen Klopp në javën e ardhshme luan ndaj Newcastle, kurse West Hami ndaj Swanseas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=W3eC4sYEL9w
https://www.youtube.com/watch?v=6oSlfwP6Ot8
https://www.youtube.com/watch?v=2v4QPaUvFA4
https://www.youtube.com/watch?v=_iLSjL7ruc8