Site icon Telegrafi

Liverpooli fiton ndaj Milanit (Video)

Liverpooli ka fituar ndaj Milanit në miqësoren në kuadër të International Champions Cup.

Anglezët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, këtë e tregon më së miri edhe fakti se Rossonerët nuk gjuajtën as edhe një herë në portë.

Goli i parë erdhi nga Divock Origi në minutën e 59-të dhe Roberto Firmino në minutën e 73-të.

Kjo është ndeshja e dytë e Liverpoolit në këtë turne, në të parën ka humbur me rezultat 0-1 ndaj Chelseat. /Telegrafi/

Exit mobile version