Liverpooli ka fituar në miqësoren ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 3-1.
Kjo ishte takimit i fundit miqësor para sezonit 2017/18 dhe ata e përmbyllen me një lojë të bukur dhe një fitore duke i treguar tifozëve se janë gati për një sezon të madh.
I pari në takim shënoi Roberto Firmino nga pika e bardhë në minutën e 21-të, ndërsa Inaki Williams barazoi nëntë minuta më vonë dhe me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë.
Ishte i riu Benjamin Woodburn në minutën e 59-të që i dha Reds epërsinë për herë të dytë në takim, ndërsa i transferuari Dominic Solanke (79’) shënoi golin e qetësisë.
Vlen të theksohet se Philippe Coutinho nuk ka udhëtuar me Liverpoolin për në Dublin për shkak të lëndimit. /Telegrafi/