Liverpooli ka fituar 3-1 kundër West Hamit në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse shanset për të dyja anët nuk munguan.
Por, 45 minutat e dytë kishin një ritëm tejet të lartë, pasi u shënuan plotë katër gola.
We go in level at the break.#WHULIV
— Liverpool FC (@LFC) January 31, 2021
Ishte minuta e 57-të kur Curtis Jones asistoi për Mohamed Salahun për të realizuar golin e parë të takimit.
Në minutën e 68-të, egjiptiani realizoi edhe golin e tij të dytë personal, pa një super asistimi nga Xherdan Shaqiri.
WHAT A GOOOOOOOOOOOOAAAAAALLLLLLL!!!
— Liverpool FC (@LFC) January 31, 2021
Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të tretin me anë të Georginio Wijnaldumin nga një asistim i Roberto Firminos.
West Hami arriti që së paku të shënonte golin e vetëm të tyre në këtë takim me anë të Craig DaWson (87’).
GIIIINNNNNNNIIIIIIIIIIII!!! WHAT A GOAL!!
— Liverpool FC (@LFC) January 31, 2021
Pas javës së 21-të, Liverpooli gjendet në vendin e tretë me 40 pikë, katër më pak se Manchester City që është lider dhe ka një takim më pak të zhvilluar. /Telegrafi/