Telegrafi

Liverpooli filloi kontaktet për Casemirom që ta transferojë gjatë verës, por morri përgjigje të shpejtë

Casemiro te Real Madridi (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Liverpooli e ka ndarë mendjen për yllin e Real Madridit, Casemiron, duke tentuar që të sjell në skuadër një lojtar që e ka fituar disa herë Ligën e Kampionëve. 

Braziliani është në listën e ngushtë të Jurgen Klopp dhe klubi ka vënë kontaktet  e para me Los Blancos për të pyetur për disponueshmërinë e mesfushorit.

Por Casemiro i ka thënë Liverpoolit se nuk ka ndërmend të ndërrojë Real Madridin për kampionët evropianë.

Kylian Mbappe (Foto: Angel Martinez/Getty Images)

Ai ndjen një borxh të madh dhe mirënjohjeje për gjigantët spanjollë që e kanë bërë një lojtar të rregullt për vite në formacionin bazë.

“Të Kuqtë” tashmë kanë shtuar në organikën e tyre Takumi Minaminon nga Red Bull Salzburg, me yllin japonez që do të bashkohet në janar.

Luis Suarez e Casemiro (Foto: Alex Caparros/Getty Images)

Casemiro mund të shihet si zëvendësim për Naby Keitan, i cili ende nuk ka arritur të gjejë vetën në Merseyside.

Braziliani do të përshtatej lehtë në Liverpool, pasi aty i ka shokët e kombëtares braziliane Alisson, Fabinho dhe Roberto Firmino. /Telegrafi/