Site icon Telegrafi

Liverpooli favorit përballë Benficas – formacionet zyrtare

Në Estadio da Luz, Benfica dhe Liverpooli zhvillojnë sfidën e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Për të arritur në këtë fazë, skuadra portugeze eliminoi Ajaxin, kurse ekipi anglez triumfoi ndaj Interit.

Trajnerët Nelson Verissimo dhe Jurgen Klopp i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë sfidë të rëndësishme.

Formacioni startues i Benficas: Vlachodimos; Gilberto, Otamendi, Vertonghen, Grimaldo; Rafa Silva, Weigl, Taarabt, Everton; Darwin Nunez, Goncalo Ramos.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Keita, Thiago; Salah, Sadio Mané, Luis Diaz.

/Telegrafi/

Exit mobile version