Telegrafi

Liverpooli favorit për transferimin e Wernerit

Klubi i madh anglez, Liverpooli thuhet se është favorit për të nënshkruar Timo Werner nga RB Leipzig.

Jurgen Klopp është i vendosur të shtojë një sulmues tjetër në radhët e tij këtë verë.

Emri më i përfolur ka qenë ai i sulmuesit gjerman, Werner, i cili pëlqehet shumë nga Klopp.

Lexo po ashtu Liverpooli thuhet se ka arritur marrëveshje me Wernerin

Sipas mediumit The Athletic, Liverpooli është favorit në garën për të nënshkruar me 23-vjeçarin gjerman nga RB Leipzig.

Werner, i cili gjithashtu është shënjestruar nga Bayern Munich dhe Chelsea , ka shënuar 20 gola në 20 ndeshjet e Bundesligës për Leipzig këtë sezon.

23-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer për Leipzig këtë sezon, duke shënuar 25 gola në 29 ndeshje në të gjitha garat dhe ka kontratë deri në vitin 2023. /Telegrafi/