Site icon Telegrafi

Liverpooli favorit ndaj Real Madridit në betejën për Mbappen, Reds kanë dy faktorë në anën e tyre

Liverpooli thuhet se gëzon një epërsi ndaj Real Madridit në betejën për nënshkrimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Sipas gazetës AS, Reds mund të përdorin faktorin ‘LeBron James dhe Nike’ për të ndihmuar në bindjen e francezit për t’u transferuar në Anfield.

Ylli i basketbollit, James është një pronarë i pjesshëm i klubit nga Merseyside dhe ai mund të jetë karta që do ta përdorin për Mbappen.

Lexo po ashtu Legjenda e Liverpoolit, Murphy zbulon emrat e dy yjeve që mund ta zëvendësojnë Salahun nëse largohet

James përdori foton e fituesit të Kupës së Botës si foto e profilit të tij në një faqe të rrjeteve sociale dhe Mbappe ndërroi foton e tij me atë të yllit të Los Angeles Lakers në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Kjo u bë si pjesë e një fushate reklamuese të kompanisë Nike. Dihet gjithashtu që të dy atletët janë takuar në disa raste dhe ndajnë një marrëdhënie të mirë.

Përveç kësaj, Nike janë gjithashtu sponsorë të fituesve të Ligës Premier dhe gazeta AS shton se kjo ‘do ta bënte më të lehtë’ për Liverpoolin, në aspektin e operacionit ekonomik, për të nënshkruar me yllin e PSG-së.

Mbappe tani është brenda 18 muajve të fundit të kontratës së tij me klubin nga Parc des Princes dhe emri i tij është lidhur shumë edhe me Real Madridin. /Telegrafi/

Exit mobile version