Telegrafi

Liverpooli është konkurrent serioz për transferimin e Haalandit

Klubi anglez, Liverpooli thuhet se do të rivalizojë të gjithë për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Haaland ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në vitet e fundit të Dortmund, duke shënuar thuajse në çdo ndeshjes.

Forma e tij e lartë dhe statistikat mbresëlënëse kanë bërë që Haaland të lidhet me një mori klubesh të mëdha evropiane.

Lexo po ashtu Mino Raiola zbulon katër klubet ku mund të shkojë Erling Haaland – përjashton Chelsean dhe Manchester Unitedin

Skuadrat kryesore nga Evropa si Real Madrid, Barcelona, Manchester City dhe Chelsea kanë synim tashmë transferimin e sulmuesit norvegjez.

Megjithatë, këto katër klube të mëdha tashmë kanë një rival të fortë për shërbimet e Haalandit.

Sipas mediumit Sky Deutschland, Liverpool është pretendent serioz në garën për sulmuesin e Borussia Dortmundit.

Lexo po ashtu Drejtori sportiv i Dortmundit lë të kuptohet se Haaland do të largohet në verë

Klubi nga Anfield është në treg për një tjetër numër 9 dhe do të jenë gati t’i bashkohen një lufte të madhe për transferimin e 21-vjeçarit.

Haaland vlerësohet plot 150 milionë euro, por thuhet se nga vera e 2022 aktivizohet një klauzolë largimi prej 75 milionë euro. /Telegrafi/