Naby Keita pritet të jetë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit të Liverpoolit, në rast se një gjë e tillë ndodhë në këtë afat kalimtar.
BBC raporton se Leipzigu kërkon rreth 70 milionë funte për shërbimet e 22 vjeçarit.
Liverpool është i gatshëm të paguajë një çmim të më të lartë se që është klauzola e tij prej 48 milionë funteve.
Liverpool ende nuk ka bërë ofertë për Keitan, i cili ka shënuar tetë gola në Bundesliga sezonin e shkuar.
Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojtarin i cili e ndihmoi RB Leipzigun që të zë vendin e dytë në Bundesliga.
Liverpoolit i duhet ta thyej rekordin e Mohamed Salah që u ble për 34 milionë funte (39 milionë euro) plus 10 milionë të tjera bonuse. /Telegrafi/