Telegrafi

Liverpooli ende nuk ka hequr dorë nga Amrabat

Liverpooli është duke kërkuar me çdo kusht ta përforcojë repartin e mesfushës në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra angleze ka probleme të shumta në mesfushë dhe trajneri Jurgen Klopp është duke kërkuar transferimin e një mesfushori për t’i dhënë fund problemeve të mëdha.

Ylli maroken që shkëlqeu në Kupën e Botës, Sofyan Amrabat është në listën e gjigantit anglez dhe ata nuk kanë hequr dorë nga transferimi i tij.

Fiorentina po i reziston ofertave për yllin e skuadrës, por Liverpool nuk është dorëzuar dhe duan të tentojnë me një tjetër propozim.

The Sun ka raportuar se The Reds janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për transferimin e Amrabat në afatin kalimtar të janarit.

Gjithsesi afrimi i marokenit nuk do të jetë i lehtë, pasi gara për të është e madhe.

Tottenham Hotspur gjithashtu e dëshiron lojtarin në elitën e futbollit anglez Ligën Premier dhe janë të gatshëm të shpenzojnë shumën prej 40 milionë eurove.

Ndërkohë Amrabat kërkohet edhe nga La Liga nga Barcelona, Atletico Madrid dhe Sevilla. /Telegrafi/