Liverpooli e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas ndeshjes kthyese ndaj RB Leipzigut (2-0) që u zhvillua në Puskas Arena.
Po në Budapest ishte zhvilluar edhe sfida e parë, të cilën skuadra angleze e kishte fituar me rezultat 2-0 dhe pas takimit të dytë, ‘Të Kuqtë’ vazhdojnë tutje në garën më të madhe evropiane për klube.
Diogo Jota i pati disa raste për Redsat në fraksionin e parë, për të cilët rrezikuan edhe Mohamed Salah e Trent Alexander-Arnold.
Në anën tjetër, mundësi kishin edhe Dani Olmo, Kevin Kampl e Emil Forsberg, për ekipin gjerman, porse skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.
Alexander Sorloth rrezikoi me kokë në gjysmën e dytë për Leipzigun, mirëpo goditja e tij shkoi mbi portë.
Kur zhvillohej minuta e 71-të, Mohamed Salah e zhbllokoi rezultatin. Egjiptiani e nisi aksionin nga mesi i fushës dhe kombinoi me Diogo Jotan, i cili ia dhuroi edhe asistimin.
Shumë shpejt u realizua edhe goli i dytë nga Sadio Mane (74’), i cili u asistua nga Divock Origi.
Në këtë mënyrë, Liverpooli vazhdoi në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 4-0. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=RqqPgGK1PuE
https://www.youtube.com/watch?v=ZLE5F_9bGYc
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369762414934319107
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369763455159443460