Telegrafi

Liverpooli e sheh Sanchesin si zëvendësues adekuat të Wijnaldum

Georginio Wijnaldum pritet të largohet nga Liverpooli në fund të këtij edicioni.

Mesfushori holandez është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka pranuar rinovimin me The Reds.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka tentuar ta bind atë me një kontratë të re, por Wijnaldum është i vendosur t’i bashkohet Barcelonës nga edicioni i ardhshëm si transferim i lirë.

The Reds nuk kanë humbur kohë dhe kanë gjetur tanimë zëvendësuesin për holandezin.

Mesfushori belg, Renato Sanches është dëshira kryesore e trajnerit Jurgen Klopp për mesfushën.

Mediat angleze dhe ato franceze kanë shkruar se mes lojtarit dhe Liverpoolit ka një marrëveshje paraprake.

23-vjeçari është duke kaluar formë shumë të mirë dhe pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp.

Liverpool do të provojë me një ofertë prej 30 milionë euro në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit të bind Lillen të heqë dorë nga portugezi.

Në rast se klubi francez nuk pranon tani ofertën, atëherë Liverpool synon që në verë ta transferojë mesfushorin në Anfield. /Telegrafi/