Telegrafi

Liverpooli e nis në sulm ndaj Milanit – shënon Alexander-Arnold, ndërsa Salah huq penalltinë

Liverpooli ka arritur të shënojë që në rastin e parë serioz ndaj Milanit, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Anglezët e kanë nisur shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar disa herë.

Në minutën e 9-të, Trent Alexander-Arnold u fut në zonë gjuan, ndërsa nga topi i devijuar pëson Mike Maignan (1-0).

Vetëm pak minuta më pas Ismael Bennacer luan me dorë në zonë, ku gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë gjuan Salah, por Maignan mbron goditjen e tij, dhe të një sulmuesi tjetër të Liverpoolit pastaj.

Deri më tani Liverpooli po luan shumë mirë, ndërsa Milani ende nuk po arrin të tregojë vetën. /Telegrafi/