Site icon Telegrafi

Liverpooli e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Arsenalit

Liverpooli ka fituar me rezultat 1-0 pjesën e parë të ndeshjes derbi të javës në Ligën Premier ndaj Arsenalit.

Reds janë treguar skuadër më e fortë se Topçinjtë në pjesën e parë të derbit të javës së 14-të në Ligën Premier.

Ekipi i Jurgen Klopp ka arritur t’i përfundoj 45 minutat e parë me epërsi 1-0 falë golit të Sadio Mane (39’), i cili shënoi për 1-0.

Vendasit ishin më të mirë edhe në posedimin e topit, duke pasur posedimin në 65 për qind të rasteve, ndërsa Arsenali me 35 për qind.

Liverpooli gjithashtu pati më shumë goditje në portë dhe pasime të kompletuara. /Telegrafi/

Exit mobile version