Site icon Telegrafi

Liverpooli e fillon fuqishëm sezonin në Ligën Premier ndaj West Hamit, debuton Shaqiri

Festa e Sadio Mane te goli i dytë i tij (Foto: Getty Images)

Liverpooli e ka filluar sezonin 2018/19 në Ligën Premier me fitore.

Reds fituan ndaj West Hamit me rezultat 4-0, duke dominuar kështu nga fillimi deri në fund në Anfield.

Goli i parë në takim u shënua nga Mohamed Salah në minutën e 19-të pas asistimit nga Andrew Robertson.

Mohamed Salah duke i falënderuar tifozët për përkrahjen e madhe në ndeshjen e parë sezonale (Foto: Getty Images)

Në minutat shtesë të pjesës së parë shënoi Sadio Mane dhe me rezultatin 2-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Mane shënoi edhe një herë në minutën e 53-të për të vulosur kështu fitoren, ndërsa pas golit të senegalezit ritmi i lojës ishte më ulët.

Mane golin ia dedikon tifozëve (Foto: Getty images)

Në minutën e 82-të në vend të Manes u fut Xherdan Shaqiri, duke bërë kështu debutimin e tij me skuadrën e Jurgen Klopp.

Pokeri i golave u kompletua nga Daniel Sturridge në minutën e 88-të.

Alisson nuk kishte shumë punë në ndeshjen e tij të parë në Ligën Premier (Foto: Getty Images)

Në ata pak minuta që anësori nga Kosova kishte në fushë u tregua mjaft aktiv.

Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është ndaj Crystal Palace, kurse West Hami kundër Bournemouthit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Qtzve34BJPQ

Exit mobile version