Telegrafi

Liverpooli e City në ‘gjah’ për Marco Asension

Liverpooli dhe Manchester City thuhet se janë duke tentuar të transferojnë Marco Asension nga Real Mdridi.

Mesfushori ofanziv nuk po ka edhe aq shumë hapësirë te Los Blancos, andaj një largim në fund të këtij sezoni mund të realizohet.

Asensio e di se Real Madridi po tenton të transferojë Kylian Mbappen dhe do ta kishte të vështirë të luante rregullisht më në skuadër.

Kështu, Zinedine Zidane do të duhet të pajtohet me largimin e spanjollit që po kërkohet me ngulm nga dy gjigantët anglezë.

Por, për ta realizuar transferimin, Liverpooli ose Manchester City duhet të paguajnë rreth 75 milionë euro.

Lexo po ashtu Nga United te Milani: Top klubet evropiane që po peshkojnë te Real Madridi

Sipas asaj që raporton Cadena Cope, edhe Paris Saint-Germain është i interesuar në transferimin e Asensios.

Madje, në marrëveshjen për Mbappen, mund të përfshihet spanjolli, në mënyrë që të ulet çmimi i francezit paksa. /Telegrafi/