Telegrafi

Liverpooli e bën prioritet transferimin e Koopmeiners

Teun Koopmeiners është padyshim lideri i skuadrës italiane Atalanta këtë edicion.

Mesfushori holandez në vitin e tij të dytë në Bergamo ka shkëlqyer duke udhëhequr skuadrën e tij drejt një vendi në garat evropiane.

25-vjeçari në 32 ndeshje zyrtare ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

E gjiganti anglez Liverpool e ka bërë prioritet transferimin e tij gjatë afatit kalimtar veror në Anfield.

Jurgen Klopp e pëlqen shumë holandezin dhe dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij, duke marrë parasysh se reparti i mesfushës ka qenë shumë problematik këtë edicion për The Reds.

Liverpool është gati të bëj një përpjekje në verë për lojtarin të cilin Atalanta e vlerëson rreth 40 milionë euro.

Lexo po ashtu Mesfushori i Atalantas i lumtur me interesimin nga Liverpooli

Megjithatë nuk është vetëm Liverpool që interesohet për Koopmeiners, pasi ai pëlqehet shumë edhe nga dy gjigantët italianë Napoli dhe Juventus.

Gjithsesi skuadra zikaltër Atalanta do ta ketë shumë të vështirë ta ndalë yllin e tyre, pasi ai synon ta bëj një hap para në karrierën e tij. /Telegrfi/