Site icon Telegrafi

Liverpooli drejt gjysmëfinales në përballjen ndaj Benficas – formacionet zyrtare

Në Anfield zhvillohet ndeshja kthyese çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Benficas.

Skuadra angleze arriti rezultat mjaft të dëshirueshëm në Estadio da Luz (3-1) dhe është favorit për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Trajnerët Jurgen Klopp dhe Nelson Verissimo i kanë zgjedhur skuadrat që do të startojnë nga fillimi.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Gomez, Konate, Matip, Tsimikas; Henderson, Milner, Keïta; Diogo Jota, Firmino, Luis Diaz.

Formacioni startues i Benficas: Vlachodimos; Gilberto, Otamendi, Vertonghen, Grimaldo; Everton, Weigl, Taarabt, Diogo Gonçalves; Gonçalo Ramos, Darwin Nunez.

Ekipi i kualifikuar, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të luajë përballë Villarrealit që eliminoi Bayern Munichun në çerekfinale. /Telegrafi/

Exit mobile version