Telegrafi

Liverpooli dhe Unitedi në luftë për mesfushorin portugez

Rivaliteti mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit është duke vazhduar edhe në tregun e transferimeve.

E gjitha kjo pasi të dy klubet angleze janë të interesuara seriozisht për mesfushorin e Portos, Ruben Neves.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

19-vjeçari bëri 22 paraqitje në sezonin e kaluar, 13 nga të cilat i filloi nga minuta e parë dhe befasoi të gjithë me paraqitjet e tij të mira.

Favorit janë Djajtë e Kuq pasi besohet se Jose Mourinho ka kontaktuar me agjentin e lojtarit Jorge Mendes.

Porto dëshiron 20 milionë euro për Neves dhe të dy klubet kanë shprehur gatishmëri të paguajnë këtë shumë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mDvlGlLNI4Y