Telegrafi

Liverpooli dhe Man Utd shfaqin interesim për Iscon

Isco (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë duke menduar të transferojnë Iscon gjatë verës, gjithmonë nëse Real Madridi vendos ta shesë.

Emir i spanjollit kohëve të fundit ka qenë i lidhur me një largimin nga Santiago Bernabeu për shkak të minutave të pakët nën urdhrat e Santiago Solarit.

Sipas Tuttosport, Reds dhe Djajtë e Kuq janë klubet më serioze, por nuk do të kenë punë të lehtë pasi lista e klubeve të interesuara për yllin e Los Blancos është e gjatë.

Isco i dëshpëruar pas humbjes nga CSKA Moscow në fazën e grupeve (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Në garë janë edhe Manchester City dhe Chelsea nga Liga Premier, por edhe Juventusi nga Serie A.

Isco është në kontratë me klubin nga Madridi deri në 2022, ndërsa çmimi i tij sillet rreth 60 milionë euro.

Lexo po ashtu Real Madridi ofron Balen dhe 50 milionë për Eriksenin

Në këtë sezon ish-lojtari i Malagas është paraqitur vetëm në 26 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar vetëm një gol.

Në shumicën e ndeshjeve ka luajtur si zëvendësues dhe kishte pak minuta në dispozicion. /Telegrafi/