Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë duke menduar të transferojnë Iscon gjatë verës, gjithmonë nëse Real Madridi vendos ta shesë.
Emir i spanjollit kohëve të fundit ka qenë i lidhur me një largimin nga Santiago Bernabeu për shkak të minutave të pakët nën urdhrat e Santiago Solarit.
Sipas Tuttosport, Reds dhe Djajtë e Kuq janë klubet më serioze, por nuk do të kenë punë të lehtë pasi lista e klubeve të interesuara për yllin e Los Blancos është e gjatë.
Në garë janë edhe Manchester City dhe Chelsea nga Liga Premier, por edhe Juventusi nga Serie A.
Isco është në kontratë me klubin nga Madridi deri në 2022, ndërsa çmimi i tij sillet rreth 60 milionë euro.
Në këtë sezon ish-lojtari i Malagas është paraqitur vetëm në 26 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar vetëm një gol.
Në shumicën e ndeshjeve ka luajtur si zëvendësues dhe kishte pak minuta në dispozicion. /Telegrafi/