Site icon Telegrafi

Liverpooli dhe Bayerni në janar pritet të bëjnë oferta për Laimer

Konard Laimer do të largohet nga RB Leipzig gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori austriak është që pesë vite futbollisti kryesor në repartin e mesfushës te Leipzig dhe dëshiron të bëj një hap para në karrierë.

Gjatë verës u flit për një transferim të mundshëm të tij te Bayern Munich, po dy klubet nuk gjetën marrëveshje.

Gazeta gjermane Sport Bild ka raportuar se Laimer ka refuzuar ofertën për kontratën e re nga Leipzig, pasi i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet.

Leipzig nga ana tjetër nuk dëshiron ta humbas yllin e tyre pa fituar asgjë dhe pret ofertën më të mirë në janar.

Dy gjigantët evropianë, Bayern Munich dhe Liverpool e duan lojtarin, derisa pritet të dalin me oferta zyrtare në janar.

Duke marrë parasysh se në afatin kalimtar të janarit Laimer do t’i mbeteshin vetëm edhe gjashtë muaj kontratë, Leipzig do të pranonte një ofertë deri në tetë milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version