Hakim Ziyech është ylli i radhës që do të largohet nga Ajaxi.
Mesfushori maroken ka shkëlqyer këtë edicion me gola vendimtar dhe asistime.
Falë paraqitjeve të mrekullueshme të tij, Ajaxi arriti ta rikthejë titullin e kampionit dhe ta fitojë Kupën e Holandës.
Ishte drejtori sportiv Marc Overmars që konfirmoi se Ziyech do të largohet nëse vije ndonjë ofertë interesante.
E mediat holandeze gjatë ditës së sotme kanë raportuar se Bayern Munich dhe Liverpool po udhëheqin garën me skuadrat e tjera për të nënshkruar me Ziyech.
Ajaxi pret që nga shitja e marokenit të arkëtojë mbi 50 milionë euro.
Gjithsesi Bayern e Liverpool nuk do ta kenë të lehtë të nënshkruajnë me lojtarin, pasi në garë janë edhe Roma, Inter, Chelsea, Manchester United, Atletico Madrid e Borussia Dortmund. /Telegrafi/