Telegrafi

Liverpooli dhe Barcelona kontaktojnë kampin e Rabiotit

Liverpooli dhe Barcelona thuhet se janë në kontakt me kampin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Rabiot është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe ka tërhequr interes nga skuadrat e mëdha evropiane.

Megjithatë, PSG është e etur të lidhë atë me një kontratë të re, por bisedimet deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme.

Lexo po ashtu Juventusi pritet të bëjë ofertë për Rabiotin gjatë janarit

Situata e tij ka bërë që klubet evropiane të shikojnë mundësinë e transferimit të tij me kosto të ulët në afatin e janarit ose falas në verë.

Sipas mediumit francez L’Equipe, Liverpooli dhe Barcelona tashmë kanë bërë kontaktet e para me agjendët e mesfushorit francez.

Liverpoo është i lidhur me Rabiot edhe pse është e paqartë nëse Jurgen Klopp do të ishte në treg për një tjetër mesfushor, pasi nënshkruar me Naby Keita dhe Fabinho në verë.

Lexo po ashtu Emery dëshiron ribashkimin me Rabiotin

Barça ka nisur kontaktet me kampionët francezë për një marrëveshje të mundshme për Rabiot – por kështu ka bërë edhe Liverpoolin.

Për mesfushorin francez interesim kanë shprehur edhe Interi e Juventusi në Serie A, por edhe Tottenhami në Ligën Premier. /Telegrafi/