Gjiganti anglez, Liverpooli është i interesuar ta mbyll sa më shpejt transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese të Lyonit, Nabil Fekir.
Liverpool janë në finale të Ligës së Kampionëve, pas një sezoni brilant nën urdhrat e Jurgen Klopp.
Skuadra nga Anfield gjithashtu ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve pasi ka përfunduar në pozitën e katërt në Ligën Premier.
Këto arritje kanë rritur apetitet e drejtuesve të Reds për të forcuar edhe më shumë skuadrën dhe për të qenë edhe me konkurrues në sezonin e ri.
Mediat angleze shkruajnë se ylli francez, Fekir, është objektivi kryesor i Liverpoolit për sezonin e ardhshëm.
24-vjeçari pati një super sezon me Lyonin, duke shënuar 18 gola dhe duke fituar ftesë nga skuadra kombëtare francez për Kupës së Botës.
Sipas mediumit The Guardian, Reds po të rrisin ndjekjen e francezit pasi ata duan të nënshkruajnë me atë përpara fillimit të Kupës së Botës.
Reds do të shohë financat e tyre të rriten për 80 milionë euro pas arritjes në finale të Ligës së Kampionëve dhe mund të shpenzojnë të gjitha në mesfushorin sulmues. /Telegrafi/