Site icon Telegrafi

Liverpooli demolon Wolvesin – vazhdon ‘luftën’ me Tottenhamin për pozitën e liderit

Liverpooli e ka shkatërruar Wolverhampton Wanderersin në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier, me rezultat 4-0.

The Reds e filluan mjaftë mirë takimin duke bërë presion mbi mysafirët, që dukeshin disi si të humbur në dhjetë minutat e parë.

Liverpooli përfitoi nga kjo gjë dhe arriti të realizonte golin e parë me anë të Mohamed Salah që shënoi në minutën e 24-të.

Pjesa e dytë kishte një ritëm edhe më të lartë nga skuadra që drejtohet prej Jurgen Kloppit.

Në minutën e 58-të, Georginio Wijnaldum shënoi një gol të bukur nga distanca, për të dyfishuar epërsinë.

Në listën e realizatorëve u fut edhe Joel Matip (67’), që pranoi një asistim të bukur nga Mohamed Salah.

Nelson Semedo ishte tejet i pafat në minutën e 78-të, pasi shënoi auto-gol, për të realizuar kështu golin e katërt për Liverpoolin.

Pas javës së 11-të, Liverpooli është në vendin e dytë me 24 pikë, aq sa ka edhe lideri Tottenhami, derisa në xhiron e 12-të do të takohen me Fulhamin. /Telegrafi/

Exit mobile version