Telegrafi

Liverpooli demolon Atalantën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Foto: Liverpool FC/Twitter

Liverpooli e ka mposhtur në udhëtim 5-0 Atalantan në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Diogo Jota e filloi spektaklin e golave për Liverpoolin në minutën e 16-të, me një asistim të Trent Alexander-Arnold.

Portugezi nuk u ndal me kaq dhe arriti që të realizonte edhe golin e tij të dytë personal dhe të dytin për skuadrën angleze.

Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola të shënuara, derisa në të dytën u shënuan edhe tre të tjerë.

Në minutën e 47-të, Mohamed Salah pranoi një asistim nga Curtis Jones, për të shënuar për 3-0.

Dy minuta më vonë, Sadio Mane u asistua nga egjiptiani për të thelluar epërsinë e tyre në katër gola.

Për të kompletuar het-trikun e tij, Jota realizoi në minutën e 54-të me një asistim të senegalezit, duke vulosur kështu fitoren e The Reds.

Deri në fund, skuadra angleze mund të shënonte edhe disa gola të tjerë, mirëpo që nuk arritën t’i konkretizonin shanset.

Liverpooli është lider i Grupit D me nëntë pikë, derisa Ajaxi është në të dytin me katër, aq sa ka edhe Atalanta në të tretin dhe Midtjyllandi ende pa pikë. /Telegrafi/