Me rezultat 5-0, Liverpooli ka fituar kundër Watfordit në Anfield, në ndeshjen e javës së 28-të në Ligën Premier.
Pas një harkimi nga Trent Alexander-Arnold nga krahu i djathtë, Sadio Mane kërceu më lartë dhe shënoi me kokë (9′).
I njëjti futbollist shënoi një gol fantastik me thembër në minutën e 20-të, për dyfishimin e rezultatit dhe me epërsi të dyfishtë, nikoqirët shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë (66′), Divock Origi pranoi një top nga Andrew Robertson dhe e shënoi golin e tretë për skuadrën vendase.
Pas një harkimi nga gjuajtja e lirë e Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk kërceu përmbi mbrojtjen mysafire dhe shënoi me kokë (79′).
Nga një harkim i bukur i Robertson, sërish fitoi Van Dijk, i cili realizoi me kokë (83′). Ky ishte goli i pestë i Redsave në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, Liverpooli vazhdon kryesimin në Ligën Premier me një pikë më shumë se Manchester City që fitoi ndaj West Ham United. Watfordi është i teti në tabelë me 40 pikë të arkëtuara.
Në xhiron e ardhshme, Liverpooli zhvillon derbin lokal kundër Evertonit, ndërsa Watfordi është nikoqir i Leicester Cityt. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bvMwYM5TA-w