Telegrafi

Liverpooli besohet se ka arritur marrëveshje me Lillen për transferimin e Renato Sanchesit

Liverpooli ka arritur marrëveshje me Lillen për transferimin e Renato Sanchesit, raporton SunSport.

The Reds duan të transferojnë portugezin nga skuadra franceze, mirëpo fillimisht duhet të paguajnë shumën e marrëveshjes.

Sipas asaj që raporton mediumi anglez, Liverpooli duhet të paguajë 20 milionë euro për të transferuar Sanchesin.

Mesfushori portugez ka arritur të këndellet me formën e tij, që kur u larguar nga Bayern Munichu, e që kishte po ashtu disa huazime të dështuara.

Lexo po ashtu Liverpooli synon transferimin e Renato Sanches si zëvendësues të Wijnaldum

Por, Jurgen Klopp beson se do të nxjerr më të mirën nga lojtari dhe do ta bëjë atë më cilësor në mesfushë.

Ky transferim i The Reds duket se do të jetë si zëvendësim i Georginio Wijnaldumit që e preferon ribashkimin me Ronald Koemanin, që aktualisht është trajner i Barcelonës. /Telegrafi/