Site icon Telegrafi

Liverpooli bën një ofertë joshëse në drejtim të Celta Vigos për Gabri Veigan

Gabri Veiga është një nga mesfushorët e rinj më të mirë në La Liga dhe ai ka shkëlqyer në sezonin e fundit.

Mesfushori i talentuar spanjoll ka pasur paraqitje fantastike me fanellën e Celta Vigos duke zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

21-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror ka zhvilluar 39 ndeshje, ku ka realizuar 11 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

Lexo po ashtu Emërohen katër opsionet e Chelseat për pozicionin e mesfushës sulmuese – njëri ka një lëndim afatgjatë

Liverpool, Chelsea, Napoli, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich janë skuadrat e mëdha që kanë shfaqur interesim për transferimin e tij.

Por duket se Liverpooli është favorit, pasi tanimë kanë bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Celta Vigos.

Lexo po ashtu Garë e madhe për Gabri Veigan, pesë top klube pas mesfushorit spanjoll

The Reds kanë ofruar 25 milionë euro, plus i kanë dhënë Celta Vigos opsionin për ta mbajtur një vit tjetër si të huazuar mesfushorin spanjoll.

Sipas asaj që ka raportuar Mundo Deportivo ky opsion po i pëlqen Celtas që ta kenë lojtarin në radhët e veta edhe për një vit tjetër, megjithatë klubi spanjoll kërkon të fitojë rreth 40 milionë euro nga shitja e tij.

Palët pritet të vazhdojnë negociatat, por duket se The Reds janë favoriti kryesor për të nënshkruar me lojtarin spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version