Jamal Lewis ka qenë objektivi kryesor i Liverpoolit për krahun e majtë të mbrojtjes, por marrëveshja mes klubeve nuk është arritur dot.
Mbrojtësi i Norwich Cityt ishte i pro transferimit në Anfield, por dy klubet nuk gjetën gjuhë të përbashkët.
Kjo ka bërë që The Reds të arrijë marrëveshje me Olympiacosin për mbrojtësin e majtë grek Konstantinos Tsimikas.
Liverpooli është pajtuar që t’i paguajë 13 milionë euro gjigantit grek Olympiacos për mbrojtësin Tsimikas.
Kampioni i Anglisë tani është duke diskutuar për detajet financiare me mbrojtësin.
Tsimakis ka udhëtuar drejt Anglisë ku pritet të gjejë akordin me Liverpoolin para se të zyrtarizohet nga The Reds.
24-vjeçari ka zhvilluar 40 ndeshje zyrtare këtë edicion me Olympiacosin ku ka bërë shtatë asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rfpvdytqt3A