Mes pasigurive që janë krijuar rreth të ardhmes së Trent Alexander-Arnold tek Liverpooli, një raportim nga mediumi brazilian UOL Esporte raporton se ‘Të Kuqtë’ po synojnë ta përforcojnë mbrojtjen me një talent të ri brazilian.
Sipas gazetarit Bruno Andrade, vëmendja e Liverpoolit është kthyer tek mbrojtësi premtues i Flamengos, Wesley, teksa po përgatiten që të bëjnë një ofertë për lojtarin.
Si kapiten i Liverpoolit, Alexander-Arnold mbetet një figurë e rëndësishme në ‘Anfield’, por negociatat për rinovimin e kontratës së tij kanë mbetur pezull dhe ajo skadon në muajt e ardhshëm.
Liverpooli po shpreson për një rinovim, por ata po eksplorojnë alternativa të tjera në rast largimi të anglezit.
Në këtë mënyrë Wesley ka kapur vëmendjen e drejtuesve të klubit dhe mundësia që ai të transferohet në Angli para fillimit të Kupës së Botës për Klube është e madhe.
Vlera që Flamengo mund t’i vë kartonit të Wesley mund të tejkalojë 30 milionë euro, veçanërisht nëse ai debuton me kombëtaren e Brazilit së shpejti.
Së fundmi Wesley refuzoi një ofertë të majme nga Zenit duke i qëndruar besnik Flamengos.
Përkundër lidhjeve me talentë nga Evropa si Jeremie Frimpong, Wesley përfaqëson një lojtar i cili i përshtatet më shumë preferencave taktike të Arne Slot.
Atributet e tij përputhen më mirë me etikën e punës që Slot ka dhe për karakteristikat që ai i pëlqen t’i kenë mbrojtësit e tij./Telegrafi/