Telegrafi

Liverpooli i bashkohet Unitedit dhe Cityt për transferimin e Grealishit

Liverpooli është futur në garë për transferimin e Jack Grealish nga Aston Villa.

Anësori anglez po tregon formë të lartë në këto sezonet e fundit dhe klubet e mëdha e duan transferimin e tij.

The Reds së fundmi janë duke shprehur interesim për të, mirëpo nuk do ta kenë të lehtë t’i marrin shërbimet e tij.

Dy skuadrat nga Manchesteri, United dhe City po ashtu ka kohë që po tentojnë të transferojnë atë nga Villa Park.

Aston Villa ka bërë me dije se lojtari mund të largohet nga skuadra vetëm nëse paguhen mbi 100 milionë euro.

Mirëpo, ky çmim për tri skuadrat është i lartë, dhe ato mund të ofrojnë më së shumti 80 milionë. /Telegrafi/