Telegrafi

Liverpooli, Arsenali dhe Chelsea marrin fitore, kalojnë tutje në EFL Cup

Liverpooli, Arsenali dhe Chelsea kanë shënuar fitore në kuadër të 1/16 në EFL Cup, duke kaluar tutje.

Reds shënoi fitore ndaj Leicester Cityt me rezultat 3-1 dhe atë me rikthim, pasi në pjesën e parë ishte duke humbur.

Cody Gakpo, Dominik Szoboszlai dhe Diogo Jota shënuan golat për Reds në këtë fitore.

Chelsea është kthyer te fitoret duke e eliminuar Brightonin pas fitores me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Nicolas Jackson në pjesën e dytë.

Edhe Arsenali ka shënuar fitore si mysafir duke e eliminuar Brendfordin me rezultat 1-0.

Reiss Nelson shënoi golin e vetëm në këtë takim.

Për kundështarët e radhës të këtyre ekipeve do të mësohen pas shortit. /Telegrafi/