Telegrafi

Liverpooli arrin marrëveshje me Konaten

Foto: 433

Liverpooli po e kompleton transferimin e parë për edicionin e ri.

The Reds po e mbyllin një sezon mjaftë dëshpërues, duke shpresuar që i riu të jetë më i frytshëm.

Por, për ta bërë atë gjë, ata duhet të bëjnë disa transferime dhe Ibrahima Konate duket se do të jetë i pari.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Liverpooli ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Rasenball Sport Leipzigut.

Konate është pajtuar me kushtet e The Reds dhe do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, derisa shuma e transferimit është 35 milionë euro.

Romano bën të ditur se Liverpooli ka aktivizuar klauzolën e Konate dhe RB Leipzig nuk mund të ndalë largimin e tij. /Telegrafi/