Telegrafi

Higuain drejt Liverpoolit? (Foto)

Një nga transferimet ‘bombë’ në Ligën Premier apo edhe në gjithë Evropën, pritet të jetë kalimi i Gonzalo Higuain te Liverpooli.

Transferimi surprizë në verë pritet të bëhet nga The Reds, të cilët janë gati të paguajnë shifra të majme për të transferuar sulmuesin e Napolit.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Sipas Goal.com, e gjithë kjo hipotezë ka lindur, pasi gjatë mbrëmjes në ndeshjen e zhvilluar në mes të Argjentinës dhe Kilit, në kuadër të Copa Amerika, Jurgen Klopp është fotografuar me vëllanë e sulmuesit, i cili është edhe agjent i tij.

Takimi i kësaj dyshe ka nxitur edhe më shumë spekulimet se Higuain është i vendosur të largohet nga Napoli, për t’u bërë idhull i skuadrës nga Anfield Road. /Telegrafi/