Telegrafi

Liverpool pas sulmuesit të Arsenalit

Sulmuesi i Arsenalit është shënjestra e re e Liverpoolit.

Liverpool po mendon për Theo Walcottin, si përforcim ideal për sulmin e tij.

Sipas Daily Express, skuadra nga Anfield Road po përgatit një ofertë prej plot 25 milionë funteve për sulmuesin këmbëshpejtë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Edhe pse sulmuesi i Arsenalit mungon në skuadrën e Tre Luanëve për Kampionatin Evropian, pasi pati një sezon jo edhe aq të mirë me shumë lëkundje, trajneri Jurgen Klopp beson në cilësitë e tij.

Sipas medieve angleze, transferimi i Walcottit te Reds mund të ndodh shumë lehtë, pasi oferta për futbollistin është katër vjeçare, me 120 mijë funte në javë. /Telegrafi/