Telegrafi

Liverpool merr ofertë nga Al-Ittihad për Fabinhon, por mund të kërkojë më shumë

Skuadra e Arabisë Saudite, Al Ittihad, ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh për yllin e Liverpoolit, Fabinho.

Mesfushori mbrojtës brazilian është një objektiv kyç për klubin që garon në Ligën Saudite Pro.

Për The Mail, një ofertë prej 45 milionë eurosh u dorëzua për 29-vjeçarin nga Al Ittihad ditët e fundit.

Lexo po ashtu Liverpooli mund të mbetet pa dy yje: Jo vetëm Henderson drejt Arabisë Saudite, edhe Fabinho ka ofertë

Reds tani po shqyrtojnë ofertën dhe mund të kërkojnë edhe më shumë për ta lënë lojtarin të largohet.

Fabinho nuk është në skuadrën e klubit për turneun e tyre parasezonal, që do të thotë se një largim është në karta.

Është e paqartë nëse braziliani pranon një kalim në Saudi në këtë fazë të karrierës së tij. /Telegrafi/