Julian Draxler pritet të largohet nga nën kampionët e Francës, Paris Saint Germain.
Mesfushori anësorë është duke u kërkuar nga shumë skuadra të njohura evropiane.
Së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe gjiganti anglez, Liverpool.
Sipas medieve angleze, Jurgen Klopp e vlerëson shumë futbollistin dhe kërkon ta transferojë atë në ‘Anfield’.
Draxler nuk po gjen hapësira tek Parisi dhe ka kërkuar largimin nga klubit.
Liverpool është e gatshme të ofrojë rreth 45 milionë euro për transferimin e gjermanit në Ligën Premier. /Telegrafi/