Telegrafi

Liverpool këmbëngul për Iscon

Mesfushori i Realit të Madridit, Isco mund të largohet nga “Los Blancos” pasi trajneri Zinedine Zidane nuk po e aktivizon rregullisht atë.

Sipas Don Balon, Liverpool po planifikon të bëjë një ofertë për mesfushorin spanjoll.

Thuhet se Jurgen Klopp e sheh Iscon si pasardhës të Philippe Coutinhos, i cili gjatë verës pritet ti bashkohet Barcelonës.

Për spanjollin kanë shprehur interesim shumë skuadra evropiane përfshirë edhe rivalin e përbetuar të madrilenëve, Barcelonën. /Telegrafi/