Telegrafi

Liverpool interesohet për transferimin e Jeremy Dokut

Jermey Doku konsiderohet si njëri nga talentët më premtues në Evropë.

Sulmuesi i talentuar belg ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në elitën e futbollit francez Ligue 1 me fanellën e Stade Rennes.

Por e ardhmja e tij duket se do të jetë larg këtij klubi, pasi tanimë klube të mëdha kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Liverpooli është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për transferimin e reprezentuesit belg.

19-vjeçari javë më parë ka deklaruar se ëndërron të luaj në Angli dhe Liverpooli mbetet një opsion shumë i mirë për të.

Mediat angleze kanë raportuar se Klopp e pëlqen shumë anësorin këmbëshpejtë dhe do të tentojë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Gjithsesi në garë për talentin belg mbeten edhe skuadra tjera angleze si Arsenal, Tottenham Hotspur e Newcastle United, derisa në Gjermani interesim kanë shprehur Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/