Liverpool mund të nënshkruajë me trajnerin e Gjermanisë, Julian Nagelsmann ose me atë të Sporting Lisbonës, Ruben Amorim, si zëvendësues të Jurgen Klopp në verë, sipas Daily Telegraph.
Në fillim të këtij viti, Jurgen Klopp njoftoi se do të largohej nga Liverpool në fund të sezonit 2023-24. Që atëherë, disa raportime kanë dalë në lidhje me zëvendësimin e mundshëm të trajnerit gjerman në Anfield.
Më herët, u pretendua se Xabi Alonso mund t’i bashkohej Liverpoolit si pasardhës i Jurgen Klopp. Megjithatë, sipas Fussball News, trajneri i Bayer Leverkusen është i prirur të bashkohet me Real Madridin pas largimit të Carlo Ancelottit.
Si rezultat, Reds kanë zhvendosur fokusin e tyre tek disa emra të tjerë, të cilët mund të zëvendësojnë menaxherin gjerman. Sipas Telegraph, skuadra e Ligës Premier po konsideron trajnerin e Gjermanisë, Julian Nagelsmann dhe trajnerin e Sportingut, Ruben Amorim si pasardhës të mundshëm të Klopp.
Nagelsmann gjithashtu ka drejtuar më herët TSG Hoffenheim, RB Leipzig dhe Bayern Munich. Gjatë sezonit 2019-20, ai udhëhoqi RB Leipzig në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Nga ana tjetër, Ruben Amorimishte në bankinën e Bragas përpara se të bashkohej me Sportingun në 2020. Ai gjithashtu udhëhoqi Sportingun drejt titullit të tyre të parë të ligës në 19 vjet në sezonin 2020-21. Përveç kësaj, Amorim u emërua edhe trajneri i vitit në Primeira Liga. /Telegrafi/