Site icon Telegrafi

Liverpooli fiton, por dështon përsëri ta fitojë titullin e Ligës Premier

Sadio Mane(Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Liverpool ka dështuar edhe një herë që ta fitojë titullin e Ligës Premier, edhe pse arriti t’i grumbullonte 97 pikë në këtë sezon.

Skuadra angleze nuk ka arritur edhe një herë që ta fitojë titullin e ligës angleze, duke kaluar plotë 29 vite që nga hera e fundit kur e kanë fituar atë.

Liverpooli e ka mposhtur Wolverhampton Wanderers në kuadër të xhiros së 38-të dhe të fundit të Ligës Premier, me rezultat 2-0 në Anfield Road.

Liverpool vs Wolves (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Golat në ndeshje i shënoi Sadio Mane që realizoi në minutën e 17-të dhe 82-të, por që Manchester City në anën tjetër e mposhti Brightonin, 4-1, për ta fituar titullin për të dytën herë me radhë dhe të gjashtin në historinë e tyre.

Lexo po ashtu Manchester City është kampion i Ligës Premier – gjithçka që ndodhi në xhiron e fundit

Në këtë fitore të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri qëndrojë në bankën rezervë, përkundër performancës së mirë që dhuroi ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse u mungoi fati në Ligën Premier, ‘The Reds’ do të kenë mundësi që ta mbyllin sezonin me një trofe të madh, atë të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli do të përballet më 1 qershor me Tottenhamin në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ të Atletico Madridit, për t’i matur kështu forcat në finale për trofeun më të madh për klube në kontinentin e vjetër. /Telegrafi/

Liverpool vs Wolves (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version