Telegrafi

Liverpool e do Neresin nga Ajaxi

David Neres (Foto: Michael Steele/Getty Images)

Liverpool është futur në garë për transferimin e David Neres.

Chelsea, Real Madrid dhe Arsenal, janë poashtu të interesuar në transferimin e talentit të Ajaxit.

Skuadra holandeze e transferoi Neresin tri vite më parë nga Sao Paolo, raporton The Sun.

Liverpool është duke e kërkuar transferimin e anëtarit të Ajaxit, pasi edhe ai e do kalimin në Ligën Premier.

Për ta realizuar këtë transferim, ‘The Red’ duhet të paguajnë mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/