Telegrafi

Liverpool dhe Tottenham rivalizojnë skuadrat italiane për Evan N’Dickan

Evan N’Dicka është një nga mbrojtësit qendror më të kërkuar në Evropë.

Qendërmbrojtësi francez ka shkëlqyer me Eintracht Frankfurt në pesë vitet e fundit dhe tani në verë do të mbetet lojtar i lirë.

23-vjeçari ka vendosur të largohet si i lirë dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij.

Roma, Juventus, Milan, Inter e Napoli e duan në Itali, derisa interesim kanë shfaqur edhe Barcelona, PSG e Atletico Madrid.

Por garës i janë bashkuar edhe dy skuadrat angleze Liverpool dhe Tottenham Hotspur.

Football Insider ka raportuar se drejtuesit e dy skuadrave angleze tanimë kanë kontaktuar agjentët e lojtarit për të parë mundësinë për të nënshkruar me të.

Lexo po ashtu Pasi e siguruan Aouar, Roma ka gati dy goditje të tjera me parametra zero

Favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e francezit mbetet Roma pasi lojtari dëshiron të punoj me trajnerin Jose Mourinho.

Gjithsesi skuadrat angleze pritet së shpejti të dalin me ofertat e tyre dhe synojnë ta bindin qendërmbrojtësin francez për tu transferuar në Ligën Premier. /Telegrafi/